Një lajm tepër i rëndësishëm është shpallur për të gjithë mbajtësit e kartave biometrike në Mbretërinë e Bashkuar. Kartat biometrike që ju mundësojnë lëvizjen jashtë Britanisë do të skadojnë më 31 Dhjetor 2024. Pas kësaj date, kartat nuk do të jenë më të vlefshme për udhëtim, dhe nga 1 Janari 2025, do të duhet të përdorni llogarinë tuaj online përmes e-Visa për të provuar statusin tuaj të qëndrimit.
Çfarë Duhet të Bëni përpara 31 Dhjetorit 2024?
Për të shmangur çdo problem gjatë udhëtimit apo qëndrimit pas këtij afati, është e domosdoshme që të krijoni llogarinë tuaj online përmes e-Visa përpara 31 Dhjetorit 2024. Kjo llogari do të përdoret si prova zyrtare që ju keni të drejtën e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe është një detyrim ligjor. Pas afatit, nuk do të mund të përdorni më kartën tuaj biometrike si dokument valid për të provuar statusin tuaj.
Verifikimi i Statusit të Qëndrimit
Leja juaj e qëndrimit është përmendur në dokumentin që keni marrë nga Home Office, i cili konfirmon se aplikimi juaj ka qenë i suksesshëm dhe që mund të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar deri në datën e përcaktuar në atë dokument, i njohur si Grant of Leave to Remain.
Hapja e Llogarisë Online për e-Visa
Hapja e llogarisë tuaj online është një proces falas dhe mund të bëhet lehtësisht përmes sistemit e-Visa të qeverisë britanike. Ky hap është i domosdoshëm për të provuar statusin tuaj në kufi dhe aeroporte pas skadimit të kartave biometrike.
Informacione të Rëndësishme:
- Kartat biometrike skadojnë më 31 Dhjetor 2024 dhe nuk do të vlejnë për udhëtim pas kësaj date.
- Para 31 Dhjetorit 2024, duhet të krijoni llogarinë tuaj online nëpërmjet e-Visa për të provuar statusin tuaj në kufij dhe aeroporte.
- Afati i qëndrimit tuaj është përmendur qartë në dokumentin që keni marrë nga Home Office.
- Hapja e llogarisë suaj online është FALAS, dhe të gjitha informacionet për këtë proces gjenden në linkun më poshtë
.- Eshtë detyrim ligjor që të keni llogarinë tuaj në e-Visa për të provuar të drejtën e qëndrimit në Britani, para 31 Dhjetorit 2024.
Apliko për eVisa në Mbretërinë e Bashkuar --> https://www.gov.uk/get-access-evisa
Përfundim
Mbajtësit e kartave biometrike janë të detyruar ligjërisht të krijojnë llogarinë e tyre në sistemin e e-Visa përpara 31 Dhjetorit 2024. Kjo është mënyra e vetme për të provuar që keni leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar pas kësaj date. Mos krijimi i llogarisë mund të sjellë pasoja serioze për qëndrimin dhe lëvizjen tuaj pas këtij afati.
Kontaktoni me Saimir Kumrijën për çdo pyetje apo ndihmë të mëtejshme.
Burim i Informacionit: https://www.gov.uk/get-access-evisa](https://www.gov.uk/get-access-evisa
________________________
Avokat Saimir Kumrija SRA nr. 7015971
Immigration Department Co-ordinator at SPERRIN LAW - LONDON
81 Chancery Lane,
WC2A 1DD
Ekspertize ne:
Spouse Visa
Kalimi nga Spouse Visa ne Indefinite Live to Remain
Parent Visa
Partner Visa
Skilled Worker Visa
Application for Naturalization
Application British Passport
Graduate visa
Sponsorship License
Kalimi nga Skill Worker Visa ne Indefinite Live to remain
Ceshtje Kampi
Comments