top of page
skumrija

Udhëzues i Detajuar: Dokumentat e Nevojshme për Aplikimin FLR(FP) në Itinerarin Parent Route (Qualified Child)

Updated: Mar 7


Saimir Kumrija, Avokat Emigracioni Londer


Mbretëria e Bashkuar ka qenë historikisht një destinacion i dëshiruar për shumë familje që kërkojnë të ndërtojnë një jetë të qëndrueshme dhe të plotë.

Veçanërisht për prindërit që janë nën ombrellën e itinerarit Parent Route (Qualified Child), ku njëri nga prindërit është i paisur me leje qëndrimi të përhershme ose shtetësi britanike, mundësitë që hapen janë të mëdha dhe shumë premtuese.

Por, për të kapërcyer me sukses procesin e aplikimit për leje qëndrimi, është esenciale të keni një dosje të plotë dhe të saktë të dokumentacionit të kërkuar.




 

1.Identifikimi dhe Aplikimi

 

E para dhe më e rëndësishmja, pasaporta aktuale e aplikantit qëndron në zemrën e çdo aplikimi. Kjo është thjesht porta e hyrjes në procesin më të gjerë të identifikimit dhe verifikimit. Përfshirja e dokumentacionit që vërteton marrëdhënien familjare është gjithashtu thelbësore, siç janë:

 

  • Certifikata e lindjes së fëmijës dhe pasaporta e tij

  • Çdo aplikim apo vizë e mëparshme

  • Fotografi që dëshmojnë raportin familjar

  • Dokumentacioni i partnerit dhe statusi i tyre i emigracionit

  • Dëshmi e Pjesëmarrjes në Rritjen dhe Edukimin e Fëmijës

 

2. Dëshminë e angazhimit tuaj

 

Pjesa tjetër e aplikimit juaj duhet të përqendrohet në dëshminë e angazhimit tuaj në jetën e fëmijës tuaj. Kjo përfshin:

 

  • Letrat nga institucionet arsimore dhe autoritetet lokale që konfirmojnë regjistrimin e fëmijëve në shkollë

  • Letrat nga profesionistët shëndetësorë dhe raportet e vizitave mjekësore

  • Greeting cards, biletat e trenit, dhe fluturimeve që dëshmojnë udhëtime familjare

  • Dëshmi e Akomodimit dhe Financave

 

3. Dëshmi financiare

 

Për të dëshmuar stabilitetin tuaj financiar dhe aftësinë për të mbështetur një jetë në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të përfshini:

 

  • Kontratën e qirasë dhe dokumentet e pronësisë

  • Faturat e taksave bashkiake dhe kostot e tjera të jetesës

  • Dëshmi Financiare nga Partneri/a Juaj

 

Përfshirja e një letre konfirmuese nga punëdhënësi i partnerit tuaj, ose në rastin e vetëpunësimit, deklaratën 6-mujore të lëvizjeve në bankë dhe dokumentacionin e regjistrimit në HMRC, është thelbësore. Numri i Unique Tax Reference (UTR) është një pjesë kyçe e kësaj dosjeje.

 

4. Mbështetje Financiare nga Familjarët dhe Miqtë

 

Nëse nuk keni një burim të qëndrueshëm të të ardhurave, është e rëndësishme të siguroni dëshmi të mbështetjes financiare nga familjarët dhe miqtë, duke përfshirë një kopje të pasaportës së tyre dhe një deklaratë financiare.

 

Ky udhëzues, i shkruar në Shkurt 2024, synon të ju ofrojë një bazë të fortë për të naviguar procesin e aplikimit për leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar nën itinerarin Parent Route (Qualified Child). Megjithatë, është thelbësore të konsultoheni me listën zyrtare të dokumentave në faqen zyrtare të zyrës së emigracionit për të siguruar që aplikimi juaj të jetë i suksesshëm dhe i përditësuar me ndryshimet më të fundit në legjislacion.

 

Ne, në Sperrin Law, jemi këtu për t'ju ndihmuar në këtë udhëtim të rëndësishëm drejt qëndrimit legal në Mbretërinë e Bashkuar. Për më shumë informacion, referohuni te faqja zyrtare e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

 


 

Burim informacioni:



________________________

Avokat Saimir Kumrija SRA nr. 7015971

Immigration Department Co-ordinator at SPERRIN LAW - LONDON

81 Chancery Lane,

WC2A 1DD


Ekspertize ne:


Spouse Visa

Kalimi nga Spouse Visa ne Indefinite Live to Remain

Parent Visa

Partner Visa

Skilled Worker Visa

Application for Naturalization

Application British Passport

Graduate visa

Sponsorship License

Kalimi nga Skill Worker Visa ne Indefinite Live to remain

Ceshtje Kampi

52 views0 comments

Comments


bottom of page