Saimir Kumrija,
Avokat Emigracioni, Londer
8 December 2023
Plani i ri i qeverisë britanike, i sapo shpallur gjatë kësaj jave, ka për qëllim të ulë migracionin legal me më shumë se 300,000 persona. Ky plan ka shkaktuar polemika, veçanërisht për shkak të gjasave se do të sjellë ndarjen e familjeve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Thënë kështu, James Cleverly, Sekretari i Brendshëm dhe arkitekti i këtij plani, synon të adresojë rritjen e migracionit, por shqetësimet shtohen për pasojat e mundshme për çiftët, ku partnerët e huaj mund të përballen me ndalimin nga vendi nëse nuk arrijnë kriterin e thuajse të pamundur të të ardhurave.
(image credits UK gov.ukl)
Por çfarë specifikisht parashikon plani 5 pikësh?
1- Care worker visa
Punonjësit e shërbimeve të kujdesit shëndetësor (Care workers) nga jashtë Britanisë së Madhe nuk do të kenë më mundësinë të sjellin me vete anëtarë të familjes, partnerin apo fëmijët, me qëllim të parandalimit të "abuzimit me vizën shëndetësore dhe të kujdesit". Kompanitë e kujdesit shëndetësor që dëshirojnë të sponsorizojnë individë për aplikime vizash do të duhet të nënshtrohen rregullimeve të reja nga “Komisioni i Cilësisë së Kujdesit”.
2- Ndryshimi i pagës minimale për vizën e punëtorëve të kualifikuar
Nga pranvera e ardhshme 2024, qeveria Britanike do të rrisë pragun e ardhurave për punonjësit e huaj me rreth 50%, nga 26,200 £ në 38,700 £. Kjo masë synon të inkurajojë bizneset të kërkojnë talente britanike dhe të investojnë në forcat e tyre punëtore, dhe të dekurajojë marrjen e punonjësve të huaj, përfshirë këtu ata shqiptar.
3- Skill Worker Visa
Për të luftuar fenomenin e krahut të punës së lirë nga jashtë vendit, qeveria do të ndalojë zbritjen e 20% të pagës për profesionet e munguara dhe do të zëvendësojë Listën e Profesioneve të Mangëta me një listë të re. Në këtë list të re pritet të reduktohet numri i profesioneve për të cilat ofrohet vizë.
4- Vizat familjare
Kufiri minimal financiar për të marrë një vizë familjare do të shtohet gjithashtu në 38,700 £ me qëllim të "garantuar që vetëm ata që janë në gjendje të mbështesin financiarisht vartësit e tyre (partner, femijë) do të kenë të drejtë të sjellin familjen.
Aktualisht, ky kufi është i caktuar në nivelin e 18,600 £ prej vitit 2012. Kjo rritje vështirëson shumë procesin e marrjes së vizave të partnerit apo në baza familjare për emigrantët shqiptar.
5- Vizat studentore
Planifikohet reduktimi i studentëve të huaj dhe ndalimi i sjelljes së familjeve të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, përveç rasteve kur ata ndjekin programe studimore pasuniversitare. Kështu synohet të reduktojë numrin e personave që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar nën statusin e studentit.
Në të njëjtën kohë, qeveria do të sigurojë një kontribut të rregullt financiar nga emigrantët me rritjen e Tarifës së Shëndetësisë së Imigracionit nga 624 £ në 1,035 £ në vit. Kjo masë ka për qëllim të sigurojë që shërbimet publike, përfshirë NHS, të mos përdoren në mënyrë abuzive nga emigrantët.
Në përfundim, këto masa përfshijnë ndryshime që do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit, në arsimin e lartë dhe në nivelin e përgjithshëm të emigracionit net në Mbretërinë e Bashkuar.
Kritikat dhe perse plani është problematik?
Plani është pasuar nga reagime të forta nga politikanë dhe nga britanikët e prekur nga ndryshimet. Ish-ministri Gavin Barwell tha se ishte "njëkohësisht etikisht e gabuar të thuash se vetëm të pasurit mund të bien në dashuri, të martohen dhe pastaj t'i sjellin ata në Mbretërinë e Bashkuar."
Personalisht do ndaloja në disa pika kryesore duke përfshirë impaktin mbi familjet, mënyrën se si kufizimet financiare mund të ndikojnë në individët, dhe ndikimin e mundshëm në diversitetin dhe imigracionin ekonomik.
1- Ndikim mbi Familjet dhe Presioni Emocional:
Një nga pikat më të diskutueshme të planit është rritja e kufirit të të ardhurave për vizat familjare. Kjo politikë mund të sjellë ndarjen e familjeve dhe një presion emocional të jashtëzakonshëm për ata që duan të qëndrojnë bashkë.
Rritja e kriterit financiar është shpallur si një "taksë e dashurisë," duke theksuar se kjo politikë diskriminon ata me të ardhura më të ulta duke i detyruar ata të përballen me vështirësi të paparashikueshme financiare. Pëmbledhtazi, diskriminimi i personave me të ardhura më të ulta shkel njëherë parimet e drejtësisë dhe barazisë sociale.
2- Ndikimi Negativ mbi Sektoret e Arsimit dhe Shëndetësisë:
Në planin aktual, parashikohet ndalimi i studentëve të huaj nga sjellja e familjeve, duke pasur pasoja potenciale negative për sektorin e arsimit të lartë dhe shëndetësinë. Kjo masë duket se pengon shkëmbimin e njohurive dhe diversitetin e nevojshëm në këto sektore kyçe. Shqetësimet për pasoja negative në arsim dhe shëndetësi janë të kuptueshme. Kjo masë rrezikon humbjen e një pjese të çmuar të kontributit të studentëve të huaj në këto sektore.
3- Mungesa e Fleksibilitetit dhe Mundësitë e Reja:
Kritikuesit në Britaninë e Madhe argumentojnë se ky plan kufizon mundësitë e reja dhe inovacionin nga ndërveprimi i shoqërive të ndryshme dhe kontributi i tyre në fusha të ndryshme të shoqërisë britanike. Mungesa e fleksibilitetit në plan mund të krijojë një mjedis të vështirë për një shkëmbim të lirë të ideve dhe përparim shoqëror.
Plani i 5 Pikëve është padyshim një përpjekje për të rregulluar emigracionin në Mbretërinë e Bashkuar, por ka shumë shqetësime dhe kritika që duhet të adresohen. Diskutimi duhet të fokusohet në gjetjen e një ekuilibri midis kontrollit të imigracionit dhe ruajtjes së vlerave themelore të drejtësisë, barazisë dhe hapësirës për diversitetin.
Po me Planin Ruanda për deportimin e emigrantëve, çfarë po ndodh?
Pas humbjes së qeverisë Britanike përballë Gjykatës Supreme, e cila e deklaroi ilegale planin për dërgimin e azilkërkuesve me gomone në ishull, qeveria britanike po shikon për zgjedhje alternative dhe synon të bindë votuesit britanikë se avionët me emigrantë po drejtohen drejt një vendi afrikan, 9 orë larg Londrës.
Marrëveshja e kësaj jave e nënshkruar në Kigali të Ruandës është përpiluar për t'i shmangur çështjet e shqetësimeve të dalë nga vendimi i Gjykatës Supreme, që e vlerësoi Ruandën si një vend jo i sigurt dhe planin e qeverisë si të paligjshëm. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, azilkërkuesit nuk do të dërgohen më mbrapsht në vendet e tyre të origjinës, ku jeta e tyre kërcënohet.
Ministri i ri i Brendshëm britanik ka hedhur poshtë spekulimet për financime shtesë prej 15 milionë sterlina për Ruandën, përveç 140 milionëve të mëparshëm. Megjithatë, kjo zhvillim i ri po i nënshtrohet kritikave dhe po rrit tensionet për qeverinë konservatore, e cila po përballët me konkurrencë të fortë nga opozita dhe partitë tjera.
Burime:
________________________
Avokat Saimir Kumrija SRA nr. 7015971
Immigration Department Co-ordinator at SPERRIN LAW - LONDON
81 Chancery Lane,
WC2A 1DD
Ekspertize ne:
Spouse Visa
Kalimi nga Spouse Visa ne Indefinite Live to Remain
Parent Visa
Partner Visa
Skilled Worker Visa
Application for Naturalization
Application British Passport
Graduate visa
Sponsorship License
Kalimi nga Skill Worker Visa ne Indefinite Live to remain
Ceshtje Kampi
Comments