top of page
skumrija

Ndryshimet në legjislacion hyjnë në fuqi: plani 5-pikësh për të reduktuar emigracionin në Britani.

Updated: Feb 25



Plani 5-pikësh i qeverisë britanike për të reduktuar ndjeshëm emigracionin në UK, i cili do të influencojë drejtpërdrejt dhe drastikisht në kriteret e aplikimit të vizave, që nga sposë visa, te student visa apo edhe skilled worker visa.


 

Më 4 Dhjetor 2023, Sekretari i Brendshëm, James Cleverly, njoftoi ndryshime të ardhshme në rregullat e vizave në atë që ai e përshkroi si një "plan pesë-pikësh" për të reduktuar imigracionin..

 


Pesë ndryshimet janë si më poshtë:

 

1.        Social care workers (Punonjësit e kujdesit social) nuk do të lejohen të sjellin në Britanine e Madhe familjaret e tyre (pra, partnerët dhe fëmijët) me vizën e tyre.

2.        Paga minimale për të qenë i sponsorizuar për një vizë Punonjësi i Kualifikuar (Skilled Worker visa) do të rritet, me paga minimale bazë që rritet nga £26,200 në £38,700 (por jo për vizën e the Health and Care Worker visa – Punonjesit e Shëndetit dhe ata që punojnë në fushën e edukimit/mesuesisë.)

3.        Ndryshime në listën e profesioneve me mungesë (shortage occupation list) për të reduktuar numrin e vendeve të punës ku është i  mundur të sponsorizohet dikush për një vizë Punonjësi i Kualifikuar- Skilled Worker visa.

4.        Të ardhurat minimale zakonisht të kërkuara për të sponsorizuar dikë për një vizë bashkëshort/partner do të rriten nga £18,600 në vit në £29,000 dhe në fund rreth £38,700 minimumi.

5.        Do të ketë një rishikim të Graduate visa, e cila është një leje pune e pasponsorizuar për dy vjet për studentet  e huaj të diplomuar në universiteteve britanike.





Kur pritet të ndodhin ndryshimet?

 

·      Që nga 11 Mars 2024, do të ndalohen menjherë sponsorizimi i familjareve të punonjësve të kujdesit shëndtsor.

·      Më 4 Prill 2024 do të ndodh rritja e pagës minimale për Punonjësit të Kualifikuar (Skill worker visa)

·      Ndryshimet fillestare në listën e profesioneve me mungesë gjithashtu do të ndodhin në Prill 2024 (shumë gjasa më 4 Prill); Komiteti Këshillues i Migracionit po punon mbi rekomandimin e tij për listën e re.

·      Të ardhurat minimale për vizën bashkëshort/partner  (spose visa) do të rriten së pari më £29,000 më 11 Prill 2024; në £34,500 në një kohë të pacaktuar më vonë në 2024; dhe në fund në £38,700 "në fillim të 2025".

·      Home office ka ngarkuar Komitetin Këshillues të Migracionit të punoj mbi rishikimin e Graduate visa, qe nga  Janari 2024, megjithëate nuk ka ende të reja. Pritet që komiteti të raportojë më vonë gjatë 2024-trës.




 

Pse Qeveria ka vendosur të bëjë këto ndryshime?

 

Ministrat besojnë se numrat e imigracioni janë "shumë të lartë". Migracioni neto u vlerësua në mënyrë provizore të jetë rreth 745,000 në 12 muajt e shkuat

Studentët ndërkombëtarë, punonjësit e kujdesit social dhe anëtarët e menjëhershëm të familjes së tyre (të varurit) janë kontribuesit kryesorë në rritjen e fundit të migracionit neto, së bashku me skemat e vizave humanitare dhe njerëzit që kërkojnë azil.

Ndryshimet e ardhshme ndjekin kufizimet në rregullat e  te varurve/familjareve të studentëve të shpallura veçmas në Maj 2023 dhe në fuqi që nga fillimi i 2024.

 

Zyra e Brendshme thotë se 300,000 nga njerëzit që u zhvendosën në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar nuk do të kishin qenë në gjendje të vinin nëse të gjitha këto ndryshime do të ishin në fuqi atëherë.


Burim informacioni:


________________________

Avokat Saimir Kumrija SRA nr. 7015971

Immigration Department Co-ordinator at SPERRIN LAW - LONDON

81 Chancery Lane,

WC2A 1DD


83 views0 comments

Comments


bottom of page