Saimir Kumrija, Avokat Emigracioni Londer
1.Çfarë është IHS?
Taksa e Shëndetit për Migracionin (IHS) është një pagesë që shumica e emigrantëve e bëjnë kur dorëzojnë një aplikim për vizë në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim të kontribuimit për shpenzimet e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë (NHS), duke pasuar parasysh se NHS është në dispozicion për të gjithë qytetarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar pa kufizim për përdorimin e tij.
2. Rritja 66%
Njoftohet se taksa e shëndetit për migracionin në Mbretërinë e Bashkuar do të rritet me 66%, duke filluar zbatimin më 6 shkurt 2024. Ky ndryshim është miratuar nga Parlamenti më 16 janar dhe hyn në fuqi 21 ditë më vonë.
Taksa e Shëndetit për Migracionin (IHS) për:
të rriturit do të rritet nga £624 në £1,035 për person për vit
fëmijë nën moshën 18 vjeç, studentë nga £470 në £776 për person për vit.
3. Arsyeja e Rritjes:
Qeveria shpjegon se rritja është për të mbuluar kostot e plotë të trajtimit në shëndetësinë publike, duke u bazuar në angazhimin e Partisë Konservatore në manifestin e zgjedhjeve të vitit 2019.
4. Impakti i Rritjes së Tarifave
Me rritjen e tarifave të aplikimeve në tetor 2023 pagesat që lidhen me aplikimin për vizë në Mbretërinë e Bashkuar po bëhen gjithnjë e më të veshtira, veçanërisht për familjet, duke sjelle si pasoje uljen e lëvizjen neto të emigrantëve në Mbretëri.
Ndryshimi në Taksën e Shëndetit për Migracionin ka sjellë debata dhe kritika. Eshtë e rëndësishme për qytetarët dhe interesantët të ndjekin zhvillimet në këtë fushë dhe të mbajnë vëmendje ndaj ndryshimeve të tjera të mundshme në politikën e migracionit dhe shëndetit publik në të ardhmen.
Burimi:
________________________
Avokat Saimir Kumrija SRA nr. 7015971
Immigration Department Co-ordinator at SPERRIN LAW - LONDON
81 Chancery Lane,
WC2A 1DD
Ekspertize ne:
Spouse Visa
Kalimi nga Spouse Visa ne Indefinite Live to Remain
Parent Visa
Partner Visa
Skilled Worker Visa
Application for Naturalization
Application British Passport
Graduate visa
Sponsorship License
Kalimi nga Skill Worker Visa ne Indefinite Live to remain
Ceshtje Kampi
Comments