Londër - Në një ceremoni të organizuar së fundmi nga Revista Trend, Saimir Kumrija dhe Departamenti i Imigracionit të Sperrin Law u nderuan me çmimin “ALBANIAN TREND AMBASSADOR”.
Ky çmim vjen si njohje për kontributin e tyre të vazhdueshëm në ndihmën dhe mbështetjen e komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe.
Eventi solli së bashku figura të njohura dhe përfaqësues të komunitetit, ku theksi u vu tek rëndësia e shërbimit dhe përkushtimit ndaj të drejtave dhe nevojave ligjore të emigrantëve.
Saimir Kurmija, i cili coordinon Departamentin e Imigracionit, u shpreh i përulur dhe falënderues për këtë nderim.
Gjatë fjalimit të pranimit, Kurmija ndau ndjenjat e tij të thella të mirënjohjes dhe përkushtimit. "Është një nder i madh të njihesh për punën që bëjmë çdo ditë. Kjo çmimdhënie na motivon të vazhdojmë të punojmë me zell dhe integritet për të ndihmuar çdo shqiptar që ka nevojë për mbështetjen tonë në Britaninë e Madhe," tha ai.
Në fjalën e tij, ai theksoi angazhimin e tij për të ofruar një shërbim ligjor të paepur dhe të përkushtuar. .
Përveç avokatit, ceremonia vlerësoi gjithashtu përpjekjet e tërë ekipit të Departamentit të Imigracionit, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve ligjore dhe këshillimore
Ky çmim jo vetëm që dëshmon për përkushtimin e tyre profesional, por gjithashtu për ndikimin pozitiv që kanë në jetët e individëve dhe familjeve që ata ndihmojnë.
Komuniteti shqiptar ka përfituar në mënyra të shumta nga dedikimi dhe ekspertiza e tyre, duke e bërë këtë njohje jo vetëm të merituar, por edhe inspiruese për të tjerët në fushën ligjore.
__________
Avokat Saimir Kumrija
Immigration Department Coordinator - Sperrin Law
81 Chancery Lane, Londër, WC2A 1DD
+44 7788 634163
Comments